Rruga e re e emigrantëve shqiptarë për në Britani..përmes rrjeteve sociale
Franca është pika kryesore e emigrantëve shqiptarë që tentojnë të kalojnë në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe, por një pikë tjetër është nga Gjermania.Hapësira detare nga Gjermania në Britani është shumë më e madhe se sa nga Franca, por për emigrantët kjo nuk ka rëndësi, pasi synimi i vetëm është shkuarja në Britani me çdo kusht. Së fundi, dy shqiptarë, 22 dhe 24 vjeç, u depërtuan pasi u gjetën në një anije mallrash në portin e Immingham, Lincolnshire të Britanisë javën që lamë pas.[caption id="attachment_757935" align="alignnone" width="600"]
Dy shqiptarët e ndaluar[/caption]Ata ju dorëzuan policisë federale gjermane. Të rinjtë u fotografuan dhe ju morën shenjat e gishtërinjve si dhe u intervistuan. “Atyre u është thënë se duhet të largohen nga Gjermania brenda 7 ditëve, por është e mundur që ne mund t’i shohim përsëri në port së shpejti. Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën. Disa prej tyre janë kapur përsëri disa net më vonë”, tha zëdhënësi i policisë federale Holger Jureczko.Shqiptarët kishin udhëtuar për në Cuxhaven me tren nga Belgjika dhe një tjetër nga Italia. Sipas britanikes “Mail”, ata janë në mesin e dhjetëra të rinjve nga Shqipëria që janë rikthyer pa pagesë pasi po përpiqeshin të shkonin në mënyrë të paligjshme në vendin ishullor, duke u rikthyer në portin e Cuxhaven, në afërsi të Hamburgut.Policia gjermane ka nisur një goditje të re ndaj emigrantëve të paligjshëm, të cilët përdorin e portin e Detit të Veriut për të hapur kështu një rrugë të re në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar.Por, zyrtarët thonë se nuk ka ligj për të ndjekur penalisht ata që janë kapur duke u përpjekur të kaluar ilegalisht, çka do të thotë se ata lirohen shumë shpejt. Shumica janë urdhëruar të largohen nga Gjermania brenda shtatë ditëve, por zyrtarët pranojnë se nuk ka asnjë mënyrë realiste për zbatimin e kësaj urdhërese. Disa emigrantë të tjetër janë kapur sërish në anije me mallra që udhëtojnë drejt porteve britanike.Sipas policisë gjermane, shumë prej shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova janë duke u përpjekur të përdorin portin e Cuxhaven për të ikur në Britani dhe kjo ka ardhur edhe për shkak të mesazheve në rrjetet sociale./Ora News/