Duket sikur është duke fjetur, por tragjikisht është i vdekur

Kjo foshnjë rreth një vjeç, u nxor e pajetë nga deti të premten e shkuar. Ajo humbi jetën pas përmbysjes së një anijeje druri bashkë me 45 persona të tjerë. Trupat e pajetë arritën në portin jugor italian të Reggio Calabria të dielën, bashkë me 135 persona të mbijetuar në të njëjtin incident.Një organizatë humanitare gjermane e quajtur “Sea-Watch”, (Shih detin), vepron në një varkë shpëtimi në hapësirën detare midis Italisë dhe Libisë, ndërsa shpërndau foton e marrë ku një shpëtimtar mban fëmijën në krah, i cili duket sikur është duke fjetur.Burri i quajtur Martin, (por pa thënë emrin e tij të vërtetë), tha se e kishte marrë fëmijën në ujë “si një kukull, me krah të hapura”.“E kapa përkrah fëmijën dhe tërhoqa trupin e lehtë drejta krahëve të mi, sikur ishte ende gjallë. Ajo ‘zgjati’ krahët e saj me gishtat e vegjël në ajër, por sytë i kishte të palëvizshëm".Babai i tre fëmijëve dhe me profesion muzikant shtoi: "Unë fillova të këndoj për të ngushëlluar veten. Vetëm gjashtë orë më parë ky fëmijë ishte i gjallë", citon ReutersAshtu si fotografi të djalit tre vjeçar sirian Aylan, i cili u gjet i vdekur dhe i shtrirë në një plazh turk vitin e shkuar, imazhi i radhës tregon tragjeditë e panumërta në Mesdhe, ku më shumë se 8 mijë persona kanë gjetur vdekjen nga viti 2014./Ora News/