Balla: Rruga drejt anëtarësimit kalon nëpërmjet reformës në drejtësi

Deputeti i PS, Taulant Balla në cilësinë e Kryetarit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit Shqiperi- BE ishte në Bruksel në tryezën ndërkombëtare "Ndërveprimi i Grupeve Parlamentare, Partive dhe Qeverive në Procesin e Anëtaresimit". Balla tha se rruga drejt anëtarësimit kalon nga reforma në drejtësi.Balla: Rruga drejt anetaresimit kalon nëpërmjet reformës në drejtësi. Reforma është fryt i një pune të gjatë 20 mujore nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj. Votimi i reformës është kurorezimi i kësaj pune të gjatë. Nënvizoj rëndësinë e reformës në procesin e anëtarësimit për të gjithë ata që thonë të kundërtën. Grupet më të mëdha parlamentare ne PE, PPE dhe S&D mbeshtesin votimin sa me pare te kesaj reforme.Pjesë e Konferences ishte edhe deputetja e LSI, Monika Kryemadhi dhe deputetet e Kosoves Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Pal Leskaj.