Përdhunuan shqiptaren, gjendet dhe prangoset në një kasolle autori i dytë

Është arrestuar autori i dytë që rrëmbeu dhe përdhunoi shqiptaren Besjana Kosturi, ngjarje e ndodhur më 12 maj të këtij viti në afërsi të një kampi romësh në Romë të Italisë.Në pranga ka përfunduar më herën një rom 33 vjeçar, ndërsa sot pas hetimeve më shumë se dyjavore, policia e Romës ka arrestuar edhe një 26 vjeçar rumun.Dy të arrestuarit akuzohen për rrëmbim, sulme seksuale dhe për vjedhje. Krimi ndodhi në një kasolle të fshehur me bimësi në vendin e quajtuar Via Teano.Policia ka sekuestruar edhe një palë rroba, për të cilat ka dëshmuar shqiptarja. I arrestuari u dërgua në burgun “Regina Coeli” në Romë./Ora News/