Olli: Në 1 qershor bashkë me përurimin e parkut, Veliaj të japë dorëheqjen
Kreu i Këshilltarëve të Djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli ka kërkuar nga kryebashkiaku Veliaj që në 1 qershor bashkë me inaugurimin e parkut të lodrave të japë edhe dorëheqjen. Kjo sipas Ollit pasi ai nuk ka mbajtur premtimin në raport me qytetarëtLeonard Olli: Përpara se zoti Veliaj të operojë nëpërmjet rrjeteve virtuale do të duhej që edhe ky projekt të kalonte nga këshilli bashkiakËshtë një projekt që ne kemi kërkuar transparencë. Ai nuk ka ende asnjë transparencë. Në monitorimin e organizatave të ndryshme kryeqyteti, bashkia e Tiranës është në vendin e fundit sa i takon masave të transparencës. Qëndrimi ynë ka qenë i prerë. Mund të ishte një kend lojërash me fëmijë. Mund të ishte një bazë për lëshimin e raketeva bërthamore, por problemi që ne ngrejmë është : A mund të ndërtohej në atë zonë ? Dhe sipas legjislacionit në fuqi, jo.U premtua se nuk do të kishte beton, u premtua që nuk do të pritej asnjë pemë. Si rezultat i provave që bashkia ka përgatitur unë do të kërkojë që sëbashku me inaugurimin do të dëshiroj që Veliaj të japë dorëheqjen në raport me premtin e tij, për arsye se ai ka mashtruar publikisht.Olli foli edhe për konfliktin mes Presidentit dhe kryebashkiakut Veliaj. Sipas tij gjuha e përdorur nga kryebashkiaku mund të konsiderohet si një rrugaçëri politike.Leonard Olli: I vetmi dhunues që ka fituar mbi ligjin momentalisht dhe mbi të drejtën e shoqërisë për të menaxhuar qytetin është Veliaj. Unë jam i bindur që shumë shpejt do të përgjigjet përpara drejtësisë. Veliaj ka sulmuar Presidentin e Republikës në mënyrën më të paprecedentë deri më sot me një fjalor që mund të kategorizohet, unë do ta quaja rrugaçëri të plotë politike. Përgjigjen e Veliajt ndaj Presidentit dhe e gjithë sjellja e tij është një rrugacëri që nuk reflektohet vetëm tek presidenti.