Sulme terroriste me dronë? Planet e IS-t kundër EURO 2016

Një qelizë e të ashtuquajturit Shteti islamik mund të kryej sulmeve në Marsejë të Francës gjatë zhvillimit të kampionatit EURO 2016 dhe në shënjestër mund të jenë tifozët britanikë dhe ata rusë.Sipas disa të dhënave të marra nga laptopi i përdorur më parë nga Salah Abdeslam, kreu i sulmit terrorist në Paris, Shteti Islamik po planifikon të kryejë sulme terroriste në Marsejë, kundër tifozëve në ndeshjen Angli-Rusi, që do të zhvillohet në 11 Qershor.Fotografitë e gjetura në kompjuter gjatë një kontrolli në Bruksel dhe që i përkasin Salah Abdeslam, tregojnë për qytetin francez të Marsejës.Sipas informacioneve të gjetura në kompjuter, dyshohet se Shteti Islamik synon përdorimin e dronëve të pajisur me armë kimike, si dhe bomba vetëvrasëse për të kryer sulme masive, raporton “The Sun”.Pavarësisht se Abdeslam është i arrestuar, autoritetet kanë frikë se anëtarët e tjerë të cellulës së ISIS ende mund të vazhdojnë me planin e tyre. Sipas informacioneve të mbledhura, autoritetet besojnë seobjektivi kryesor i terroristëve do të jetë zona e tifozëve të ekipit anglez. “Janë duke u hartuar plane për të sulmuar tifozët e Anglisë dhe Rusisë para ndeshjes. tifozët anglezë dhe rusë janë objektiva të dukshme, për shkak se të dy vendet kanë bombarduar IS në Siri dhe Irak", shtoi burimi./Ora News/