Transporti ndërqytetas, ministria: Në të gjithë vendin do të operojnë 326 linja

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka publikuar Rrjetin e linjave ndërqytetëse, stacionet e qëndrimit dhe oraret për secilën linjë, që do të fillojnë të zbatohen në 1 Janar 2017.Me udhëzimin e ri, është përcaktuar që gjithsej në gjithë vendin do të operojnë 326 linja ndërqytetëse, nga 588 që ishin më parë. Operatorët e transportit të licencuar prej Bashkive, duhet të përfundojnë procedurat ligjore e financiare të bashkimit në një shoqëri të vetme, për t’u licencuar pa konkurrim, për të operuar në linjat ndërqytetëse të miratuara në rang bashkie.Numrin më të madh  të linjave ndërqytetëse e ka Bashkia e Tiranës, e cila do të ketë katër shoqëri transporti.E domosdoshme është gjithashtu që shoqëritë që do të licensohen, të rinovojnë 20 % të flotës së tyre të autobuzëve gjatë vitit të parë licensës, edhe gjatë 2017.

Rrjeti i ri linjave ndërqytetase