Një turist polak mbytet në pishinën e një hoteli në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2016, 16:12
Një turist u mbyt në një pishinë pasditen e sotme në Sarandë, duke shënuar viktimën e parë për këtë sezon.Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 rreth orës 14:27 minuta në pishinën e hotelit të quajtur “Mediteran”, në pronësi të shtetasit me iniciale A.Z.Sipas policisë, i mbyturi është një shtetas polak me iniciale H.T. 78 vjeç.“Ky shtetas ka qenë nën shoqërinë e bashkëjetueses së tij, me iniciale Z.K., 69 vjeç (turistë nga Polonia). Nga veprimet paraprake dyshohet se 78-vjeçari, të ketë pësuar infarkt. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, kryhen veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes. Në pritje të ekspertizës së mjekut ligjor”, sqaron policia./Ora News/