Monumenti i miqësisë, simbolikë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kuvajtit
Ky monument i përbërë nga 700 pllaka është vendosur pranë Bibliotekës Kombëtare. Vepra është prodhuar në Itali, nga arkitektët britanikë të kompanisë Grimshaw, dhe simbolizon marrëdhënien e miqësisë që kemi me popullin e Kuvajtit.Në inagurimin e këtij monumenti, kryetari i bashkisë vlerësoi ambasadorin e Kuvajtit në vendin tonë, Fayez Al-Jassim, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, Abdulwahab Al-Bader për investimin.Erion Veliaj: E mbani mend që kjo ka qenë një ndër hapësirat më problematike në Tiranë, e dini se nga kush frekuentohej dhe si përdorej. Sot është një hapësirë e re, e ndriçuar, e pastër. Ne besojmë se kur hapësira publike gjelbërohet, pastrohet, mbushet me ndriçim dhe me vepra arti, besoj që kemi një qytet që edhe mirëmbahet më shumë se sa zakonisht. Kjo mënyrë është një mënyrë shumë më elegante për të zgjedhur këto simbolika, sepse është një aset për qytetin Abdulwahab Al-Bader: Fondi i Shtetit të Kuvajtit, që ka funksionuar që prej vitit 1993, ka ndihmuar në zhvillimin e projekteve të ndryshme. Ne kemi filluar prej disa vitesh bashkëpunimin e miqësisë midis Shqipërisë dhe Kuvajtit me bashkëpunime të mëtejshme dhe gjej rastin për të falenderuar Shqipërinë dhe qeverinë e Shqipërisë për bashkëpunimin dhe për efortin që na japin në këtë bashkëpunim ekonomik.Kjo hapësirë e gjëlbër, nuk është shfryëtzuar gjithmonë nga qyetetarët, ndaj bashkia e Tiranës synon që nëpërmjet investimeve të tilla dhe ideve krijuese ta kthejë këtë hapësirë në një pikë takimesh miqësore të të gjitha grupmoshave.