Irani kërkon "mosndërhyrje" në punët e brendshme
Ministri i Jashtëm Ali Akbar Salehi ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Francën për komentet e tyre rreth verifikimit të kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet presidenciale të 14 qershorit.Në deklaratë për shtyp, Salehi tha se zyrtarët perëndimorë nuk duhet të bëjnë “komente të pajustifikuara” që “ndërhyjnë” në punët e brendshme të Iranit.Më 21 maj, autoritetet iraniane miratuan vetëm tetë nga 686 kandidatët që kërkonin të merrnin pjesë në garën presidenciale për të pasuar presidentin Mahmud Ahmedinejad, i cili po përfundon mandatin e tij të dytë dhe nuk mund të kandidojë më.Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka kritikuar “mungesën e transparencës” në procesin e verifikimit, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze Phillipe Lelliot iu bëri thirrje autoriteteve iraniane që ta lejojnë popullin iranian të zgjedhë vetë liderët.