11 mld euro që mos të shuhet L'Aquila
Njëmbëdhjetë miliardë euro që mos të vdesë qyteti i L'Acuila dhe fshatrat përreth, ka kërkuar në letrën e tij për gazetën "Corriere della Sera", kryebashkiaku i qytetit Massimo Cialente.Katër vjet pas tërmetit vdekjeprurës që vrau 308 persona Kryetari i L'Aquila bën thirrje për të siguruar kredi sa më shpejt për rindërtimin e qytetit nga fondi të depozitave dhe kredive në Itali."Çdo vit ne mund të kthehenim 60 mil € për cdo miliontë kredisë. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar qytetin tonë, "shkruan Cialente në letrën e tij.Ndërsa kujton se deri më tani komuna e tij ka restauruar dhe rindërtuar 15.000 shtëpi duke shpenzuar 2.200.000 €."Bëhet fjalë për ndërhyrjet ekonomike restauruese më të mëdha në të gjithë historinë e Italisë," shton Cialente, i cili vendosi të ulë flamurin italian nga bashkia e qytetit për të protestuar për mosmobilizimin shtetit italian në favor të qytetit të tij."Ju nuk duhet të na lini vetëm. Gjithë këto vite ne kemi treguar guxim dhe dinjitet. kemi bërë çdo përpjekje. kërkoj nga historianët e artit, intelektualët, e të gjithë italianët të mos braktisin L'Acuila dhe rajonin përreth ", tha Massimo Caliente në thirrjen e tij.Kryetari i kryeqytetit mesjetar të Abruzzo, në fund të letrës s ëtij thotë se në qoftë se është e nevojshme, duhet të vendoset një taks e vecantë". Sepse, siç shkruan ai, rindërtimi i qytetit është "një detyrim, por dhe rasti i krenarisë kombëtare."