Londër, frika e një sulmi terrorist në “Wembley”
Londra 3 ditë pas masakrës makabre në të cilën u vra një ushtar britanik, është në qendër të vëmendjes nga e gjithë bota, për shak të frikës së një tjetër sulmi terrorist në finalen e Champions League.Të Shtunën në mbrëmje, stadiumi i famshëm “Wembley” në Londër, do të hap dyert për 90 mijë tifoza nga Gjermania dhe nga e gjithë bota, për të parë ndeshjen finale mes dy skuadrave gjermane Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. Mijëra tifoz të futbollit gjerman kanë filluar grumbullimin në stadiumin “Wembley”.Nën hijen e një sulmi, forcat policore në Londër janë shtuar në çdo cep të saj, duke bërë kontrolle të rrepta.Ndërkohë bluzat e verdha të Dortmund ishin dominuese në rrugët e Londrës së veriut, përreth stadiumit në mëngjes. Tifozët ishin duke pirë birra në mes të një operacioni kyç të forcave britanike të sigurisë, disa ditë pasi një ushtar britanik u vra në jug të Londrës të Mërkurën.Synim i sulmeve terroriste mund të jenë dhe tifozët gjerman në Gjermani. Mijëra tifoza gjerman pritet të mblidhen nëpër qëndra për të ndjekur ndeshjen finale nga ekranet televizive, paralajmëron agjencia gjermane e inteligjences (BKA).Sipas revistës gjermane “Spiegel’, BKA ka prova se islamistë të armatosur, kanë plan për të sulmuar vende publike ku tifozët do mblidhen për të shikuar transmetimin televiziv të ndeshjes së finales ndërmjet Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. Kreu i BKA, Gierg Zirge, tha se ka informuar Ministrinë e Brendshme në mbledhjen e djeshme të mbajtur me dyer të mbyllura.Në Berlin pritet që të mbledhen rreth 100 mijë persona, për të ndjekur finalen gjermane në futboll, kurse në Dortmund pritet të jenë të pranishëm rreth 45 mijë tifozë. Tifozët e futbollit që do të marrin pjesë në aktivitete të tilla në të gjithë Gjermaninë, do të vërejnë masa të shtuara të sigurisë.