Trazirat në Suedi, edhe gjatë natës në Stokholm u shënuan incidente
Megjithëse forcat speciale janë shtuar në kryeqytetin suedez, Stokholm trazirat kanë vazhduar për të gjashtën natë rradhazi.Në katër lagje të Stokholmit kryesisht të banuar nga emigrantët, disa makinave u është vënë flaka. Megjithëse policia tha se trazirat gjatë natës së të shtunës nuk ishin aq serioze sa netët e kaluara.Përleshjet janë përhapur dhe jashtë kryeqytetit për herë të parë të premten, ku disa të rinj kanë vënë flakën disa automjeteve dhe ndërtesave në dy qytete.SHBA dhe Britania e Madhe ndërkohë kanë paralajmëruar qytetarët e tyre në Suedi të shmangin zonat e prekura. Zyra e Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar këshilloi njerëzit të qëndrojnë larg tubimeve të mëdha në periferi të Stokholmit, Hagsatra, Ragsved, Skogas.Trazirat filluan të dielën në Husby, një zonë e privuar kryesisht emigrantesh në veri-perëndim të kryeqytetit. Protestat nisën nga vdekja e një njeriu të moshuar gati një javë më parë, i cili u qëllua nga policia, pasi i rezistoi arrestimit dhe kërcënoi policët me një hanxhar.Grupe të emigrantëve e konsideruan këtë ngjaje si të motivuar nga racizmi, ndërsa shoqata të të drejtave civile manifestuan kundër brutalitetit policor dhe atë që e konsideruan si një tejkalim të pajustifikuar të kufijve të vetmbrojtjes policore.Të premten, forcat e policisë së Stokholmit u përforcuan nga oficerë të trajnuar posaçërisht nga qytetet e Goteborgut dhe Malmö-s, dy prej të cilave kanë përjetuar trazira të shpeshta vitet e fundit.