Luftë në Kabul, sulmohen zyrat e OKB-së

Sulmi i talebanëve në ndërtesën e OKB-së në Kabul përfundoi pas një beteje të ashpër që zgjati dhjetë orë, ku humbën jetën të paktën tetë njerëz, thanë në orët e para të së shtunës, zyrtarë Afganë.Gatë sulmit të talebanëve dy civilë afganë, një polic dhe pesë talebanë janë vrarë, ndërsa janë plagosur katër roje nga Nepali, katër të huaj, dy policë dhe dy civilë.Sulmi erdhi tetë ditë pas shpërthimit vetëvrasës në Kabul ku u vranë 15 njerëz, përfshirë gjashtë amerikanë. Kryengritësit kanë nisur një valë sulmesh me bomba dhe vrasje në të gjithë vendin si pjesë e ofensivës pranverore.Zyrtarët afganë thanë se viktima civile janë relativisht të vogla, pasi të premten ishte festë në Afganistan dhe njërzit nuk punin. Sulmi filloi të premten pasdite, kur talebanët të veshur me eksploziv dhe të armatosur me automatikë dhe granata vetëlëvizëse tentuan të sulmonin një ndërtesë të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), e cila i përket OKB-së në Kabul.Kur rojet nga Nepali në ndërtesën e IOM-it iu përgjigjën zjarrit, sulmuesit hynë në një shtëpi aty afër dhe filluan një betejë që zgjati gjithë natën, thanë burimet e mediave ndërkombëtare.Në zonën ku talibanët nisën sulmin ndodhen zyrat të ndryshme të OKB-së, misionet diplomatike dhe bazat e sigurisë afgane, si dhe hostele private dhe dy spitale, njëri prej të cilëve i takon shërbimit të informacioneve të Afganistanit.Zëdhënësi i Talibanëve Muxhahidi Zabioulah morri përgjegjësin në emër të organizatës së tij për sulmin e të ptremtes."Një numër i muxhahidinëve "luftëtarëve të lirisë" sulmoi strehimin që përdorin zyrtarë të CIA-s në Kabul, si dhe një shërbim të Ministrisë së Brendshme," tha ai. Forcat afgane vranë që të gjashtë sulmuesit e fshehur në shtëpinë që ndodhej pranë zyrave te okb-së pas 10-orëshe betejë, tha shefi i policisë së Kabulit .OKB-ja, Ambasada amerikane në Kabul dhe forcat e koalicionit të NATO-s kanë dënuar sulmin e dieshëm. Ndërsa Presidenti Afgan Hamid Karzai nuk e ka komentuar sulmin gjatë natës.