Edhe tre të arrestuar për vrasjen e ushtarit britanik

Policia britanike ka arrestuar edhe tre të dyshuar në lidhje me vrasjen e ushtarit britanik, i cili u vra nga dy islamistë të dyshuar në një rrugë të Londrës.Scotland Yard-i tha se dy persona të moshës 24 dhe 28 vjeçare u arrestuan të shtunën në juglindje të Londrës.Një person tjetër, 21 vjeç u arrestua në rajon tjetër.Të tre personat janë arrestuar nën dyshimin për frymëzim për të kryer vrasje.Hollësi të mëtejshme mbi lidhjen e tyre me vrasjen e së mërkurës nuk janë dhënë.Dy të dyshuar islamikë të akuzuar për kryerjen e vrasjes u qëlluan dhe u plagosën nga policia dhe po ruhen në dy spitale të veçanta.Ushtari i vrarë 25 vjeçar, u godit fillimisht nga një automjet pastaj u ther me thikë disa herë në jug të Londrës.