Dështon shumica, nuk arrihet kuorumi për miratimin e pr/ligjeve pas largimit të PD

Shumica në Kuvend dështoi në miratimin e projektligjeve për shkak të mungesës së kuorumit prej 71 votash, një situatë që u krijua pas largimit të opozitës nga salla e Parlamentit. Debatet e ashpra rreth disa draftligjeve si atij për financimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë apo dhe atij për moratoriumin e gjuetisë nuk arritën të prodhojnë votat e nevojshme që do të çonin projektligjet e parashikuara në rendin e ditës për sot drejt votimit. Kjo seance u mbyll me debat dhe pa votim, i cili u shty për javën e ardhshme.Mazhoranca dështoi në miratimin e projektligjeve të parashikuara në rend të ditës. Opozita u largua me herët nga salla e Parlamentit e bindur në llogarinë e saj se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk arrinin dot kourumin për miratimin e projektligjeve, duke sjellë për pasojë shtyrjen e tyre për seancën e ardhshme.Meta: Lidhur me votimin dhe interpelancën do të zhvillohen seancën e ardhshme.Më herët mazhoranca dhe opozita debatuan ashpër teksa u diskutua marrëveshja për financimin e projektit të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.Ministri, Damian Gjiknuri, mbrojti reformat që, siç tha ai, e kanë nxjerrë sektorin nga kolapsi, duke ruajtur qëndrueshmërinë e çmimit të energjisë.Gjiknuri: Ja çfarë thotë Eurostat në vitin 2014 çmimi mesatar i energjisë në Shqipëri ishte 1,116 cent/euro, pra me gjithë TVSH rreth 13 lekë. Tanimë thotë se çmimi pas ndryshimeve tarifore bëhet 0,81 cent/euro. Pra, ka një rënie të dukshme të tarifës së energjisë elektrike.Tabaku: Ministri që lexon raportet e Eurostatit dhe nuk lexon raportet e ERE-s, dy të dhëna: Raporti i ERE thotë që në 2014 çmimi për konsumatorët mesatarë ishte 8.89, për 2015 ishte 9.52. Sesi është më e vogël 9.52 se 8.58 vetëm ky Ministër e di.Më e ashpër ishte deputetja, Jozefina Topalli, e cila kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për abuzimet që, sipas saj, bëhen në sektorin eklektroenergjitik.Topalli: Ky është fundi i asaj që mund të quhet shtet, pashpirtësia më e madhe dhe unë ju ftoj ju si Kryesues i seancës por dhe kolegët e mi që të bëjmë një Komision hetimor.Projektet që kalojnë për miratim në seancën tjetër për shkak se pas largimit të opozitës shumica nuk ia doli të arrijë kuorumin e nevojshëm prej 71 votash për miratimin e tyre, janë ai për miratimin e moratoriumit të gjuetisë dhe ai i shtyrjes së afatit për dhënien e titujve të pronësisë për tokat bujqësore, si dhe marrëveshja për financimin e projektit për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.