PS brenda pak kohësh kërkon sërish përjashtimin e Berishës 10 ditë nga Kuvendi
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin për 10 ditë nga punimet e kuvendit të ish kryeministrit Sali Berisha. Masa u artikulua nga kreu iI grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, pasi ish-kryeministri në seancë plenare akuzoi kryeministrin Edi Rama si kriminel. Sipas Berishës, kreu i qeverisë ka ndryshuar emrin e tij nga Edvin në Edi për shkak të problemeve që ka patur me drejtësinë spanjolle.Sali Berisha: Nuk më pengoni të them të vërtetën. Unë e kam thirrur në emrin e vërtetë. Se nga Evdin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle dhe për shkak të akuzave Kadrovski. Në një kohë kur mediat e kanë akuzuarë për një krim të tmerrshëm në hotelet e Spanjës.Ish kryeminsitri Sali Berisha, iu referua gjithashtu një ambasadori, për të akuzuar kryeministrin Edi Rama për racizëm ndaj veriut.Berisha:Ky kriminel të vijë këtu të shpjegojë pse u thotë të tjerëve se veriu është kriminel. Shpetim Idrizi: Nderpritet seanca 5 minuta pushimErjon Braçe: Është evident fakti që UDB-ja ka patur shtëpi në PD , por nuk mund të pranojmë që në sallën e Kuvendit tezat më të ndryra e armiqësore të artikulohen në Kuvend.Këto deklarata ndërprenë seancën për disa minuta, dhe sollën edhe këtë regim të ashpër të socialistëveGramoz Ruçi: Ne kishim të drejtë ta fillonim me 20 vjetorin e 26 majit të 1996. Ka ndodhur që është dhunuar opozita por prapë nuk thamë asnjë fjalë, ndërsa ju një ish kryeministër ngriheni e i thoni kryeministrit kriminel. Bëri thirrje dhe për dasi mes veriut dhe jugut. Kërkoj të thërrisni Byronë e Kuvendit dhe të merret vendimi për ta përjashtuar deputetin Sali Berisha 10 ditë nga seancat parlamentar”. Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha pranoi se kishte ndryshuar ditëlindjen, çka u vërtetua në formularin e dekriminalizimitSali Berisha: Ishte teknikalitet, sepse ishte bërë një gabim.Erjon Braçe: Ka pasur në atë kohë njerëz që kanë ndryshuar ditëlindjen ta kenë më afër me atë të shokut Enver. /Oranews.tv/