Izrael - Palestinë, grupet e të drejtave akuzojnë Izraelin për fshehje të dhënash

Grupi kryesor i të drejtave të njeriut që operon në Izrael B'Tselem deklaroi në një raport prej 80 faqesh se nuk do t’i referohet më ushtrisë izraelite në lidhje me abuzimet që kryen ndaj palestinezëve, pasi shteti po fsheh të vërtetën në lidhje me këtë çështje.Ky grup që prej 25 vitesh monitoron zonën e bregur perëndimor theksoi se sistemi ligjor i ushtrisë izraelite është vetëm në shërbim të vetë ushtrisë dhe nuk vendos në bazë të asaj ç'ka është dhe nuk është e drejtë."Kemi arritur në konkuzionin se ky sistem shtetëror nuk bën gjë tjetër vetëm se pastron abuzimet dhe dhunën e ushtarëve izraelit ndaj popullit palestinez "- shkruhej në raportin e organizatës humanitare B'TselemI menjëhershëm ka qënë reagimi i forcave ushtarake izraelite"Forcat ushtarake janë të përkushtuara ndaj ligjit dhe sitemit ligjor me maksimumin e profesionalizmit. Gjithçka që ndodh edhe brenda për brenda hetohet dhe veprimet tona do të jenë gjithnjë trasparente "-shkruhej në deklaratën e forcave izraeliteNjë nga pjestarët e B'Tselem filmoi në muajin mars një ushtar izraelit I cili qëlloi për vdekje një palestinez dhe ka rregjistruar rreth 739 raste abuzimesh në këto 15 vitet e fundit./Oranews.tv/