Vandalët dëmtojnë skulpturat në rrugën "Gjon Buzuku", Korçë

Dy skulptura të autorit Vasillaq Kolevica të cilat ishin vendosur në rrugën “Gjon Buzuku” në Korçë janë dëmtuar gjatë natës së shkuar.Bashkia përmes një reagimi e quajti veprim të turpshëm dhe njoftoi se do të depozitojë një kallëzim penal në polici për zbulimin e autorëve.Bashkia thotë se janë investuar 81 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugës dhe sheshin para dhe ky është një akt i turpshëm për të cilën përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.Përmes një postimi në facebook zv/ kryeministri Niko Peleshi, duke e quajtur turp tha se si përgjigje do të ngrihen 6 skulptura të reja këtë vetë.“Trishtim të ndaj këto imazhe të vandalizmit ndaj të bukurës, në qytetin e kulturës, fare pranë Shkollës së Artit. Por vetëm një shoqëri që e njeh mirë të keqen që e kërcënon, mund të veprojë fort kundër saj. Le ta pranojmë që kemi ende shumë punë për bërë. Nga ndërgjegjësimi i komunitetit për rolin që duhet të luajë ne mbrojtje të pronës e hapësirës publike dhe deri te veprimi energjik i Policisë së Shtetit. Korça europiane do të jetë një realitet jo thjesht dhe vetem kur rrugët dhe sheshet të jenë "si në Europë", por kur kjo që ndodhi me skulpturat sot, ti dhembë çdo korçari njëlloj siç i dhemb autorit të talentuar Vasillaq Kolevica. Reagimi ynë?Edhe 6 skulptura të reja këtë verë, falë Simpoziumit Ndërkombëtar te Skulpturës.”Ndërkohë, vetë autori Vasillaq Kolevica ka qenë i ashpër në një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale. “Vandalë, që i tmerron drita dhe dituria ka shkruar Kolevica", shkruan Kolevica.[caption id="attachment_754778" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Skulpturat e demtuara te Vasillaq Kolevices Ne foto: Skulpturat e demtuara te Vasillaq Kolevices[/caption][caption id="attachment_754779" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Skulpturat e demtuara te Vasillaq Kolevices Ne foto: Skulpturat e demtuara te Vasillaq Kolevices[/caption][caption id="attachment_754781" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Skulpturat e demtuara te Vasillaq Kolevices Ne foto: Skulpturat e demtuara te Vasillaq Kolevices[/caption]/Oranews.tv/