UNHCR: Klandestinët po largohen në mënyrë të pavarur

UNHCR ka paralajmëruar se emigrantët e Idomenit po largohen në mënyrë të pavarur, duke refuzuar strehimin e qeverisë greke. Ngjarja vjen pas operacionit të ndërmarë nga policia greke për zgvendosjen e mijëra emigrantëve që jetonin në kushte kritike ne kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Megjithatë, shumë prej tyre thonë se më mirë të kthehen në Siri sesa të qëndrojnë në Greqi.Agjensia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara UNHCR paralajmëron se emigrantët që ndodhen në kampin e Idomenit në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë po largohen në vende të tjera në mënyrë të pavarur. Zëdhenësi i UNHCR, Chris Boian, u shpreh se pas pak kohesh ky kamp i improvizuar do të boshtiset pikërisht nga këto inisitiva.Nëse situata vazhdon kështu, unë mendoj se pas pak ditësh kampi do të boshatiset. Shumë njerëz po largohen në vende te tjera dhe të tjerë po largohen në qytete të ndryshme, pra ka një levizje të madhe të tyre dhe ne po e ndjekim nga afër, tha Boian.Sipas policisë greke, gjatë ditës së sotme 295 emigrantë u larguan nga kampi me autobusë drejt kampeve të ngritura nga qeveria greke. Por ka të tjerë që kanë vendosur të largohen nga kampi në mënyrë të pavarur, duke mos pranuar strehimin e qeverisë helene, dhe një prej tyre është Muhamedi nga Siria.Të gjithë janë jashtë. Nuk ka më njerëz në kampin e Idomenit. Situata është shumë e keqe, nuk ka ushqim, nuk ka ujë, o perëndi nuk ka as tualete, vertëtë situatë e keqe, thotë ai, duke shtuar se preferon të kthehet në Siri, sesa të strehotet në qebdrat e qeverisë greke. Shumë klandestinë janë larguar në këmbe në drejtime të ndryshme, kurse policia thotë se mbi 2 mijë janë zhvendosur që rpej nisjes së operacioneve./Oranews.tv/