Dhunë në një shkollë të mesme, të rinjtë nga Laçi rrahin gjimnazistin

Një konflikt është shënuar në ambientet brendshme dhe të jashtme të shkollës së Mesme “Haxhi Lata” në Suç të Laçit.Gazetari i Ora News informon se gjimnazisti D. LL është konfliktuar me një bashkëmoshatar i cili ka thirrur në ndihmë kushërinjtë e tij nga Laçi.Mësohet se të rinjtë kanë goditur të riun i cili është dërguar në spital. Dyshohet se të rinjtë nga Laçi kanë qenë të armatosur.Raportohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta dhe se në lidhje me këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe një mësuese. /Oranews.tv/