Ronaldo relaksohet në diell përpara finales

Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e shpenzoi ditën e tij të pushimit,  që trajneri Zidane u ka dhënë futbollistëve madrilenë, në shtëpinë e tij.  Ai zgjodhi të relaksohej në diell përpara finales së Ligës së Kampioneve, në derbin me Atletico ditën e shtunë. Portugezi postoi një foto në “Instagram” teksa relaksohej në ajrin e pastër të kopshtiti të vilës së tij luksoze në dy ditët e pushimit .Forma e tij fizike duket perfekte në prag të përballjes me Atletico Madrid.