Policia helene nis zhvendosjen e emigrantëve nga kampi i Idomenit
Qeveria greke ka nisur një aksion për të mbyllur kampin e mbipopulluar të Idomenit. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Athinës, të cilët kanë dërguar efektivë të shumtë të policisë pranë kufirit greko-maqedonas. Megjitahtë, ata janë shprehur se për të bërë të mundur zhvendosjen e refugjatëve nuk do të përdoret forca. Nga ana tjetër, azil-kërkuesit theksojnë se pavarësisht thirrjes së qeverisë greke, ata nuk do të largohen nga kampi, pasi kanë sakrifikuar gjithçka dhe nuk mund t'a braktisin këtu rrugëtimin e tyre.Kampi i mbipopulluar i Idomenit që ndodhet në kufirin greko-maqedonas do të mbyllet shumë shpejt. Është ky lajmi që vjen nga autoritetet greke, të cilat kanë nisur një operacion për zhvendosjen e azil-kërkuesve që kanë qëndraur të bllokuar prej muajsh në kushte ekstreme. Qeveria ka dërguar qindra oficerë policie, por thekson se nuk do të përdorë forcën për të larguar refugjatët. Ata kanë deklaruar se prioriteti kryesor do të jetë zhvendosja e azil-kërkuesve që kanë bllokuar hekurudhën që lidh Greqinë dhe Maqedoninë. Në bazë të një përllogaritjeje, pranë shinave të trenit janë vendosur afro 2.000 emigrantë, nga 8.000 që besohet të kenë mbetur aktualisht në këtë kamp.Megjithatë, refugjatët në fjalën e tyre shprehen se pavarësisht apelit të qeverisë dhe këtij aksioni për mbylljen e kampit, ata do të vijojnë të qëndrojnë pranë kufirit me Maqedoninë, me shpresën se portat kufitare do të hapen. Azil-kërkuesit shtojnë se kanë sakrfikuar cdo gjë për të mbërritur deri këtu dhe nuk mund t'a brakstisin rrugëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore.Nga ana tjetër, zyrtarët e qeverisë së Athinës janë shprehur se një kamp si Idomeni nuk mund të qëndrojë më i hapur. Sipas tyre, ky kamp u shërben vetëm trafikantëve të qënieve njerëzore. Autoritetet helene kanë ndërtuar qëndra të posacme për strehimin e azil-kërkuesve, teksa kanë vendosur në dispozicion autobusë për të bërë të mundur transportin.