Arrestohet 33 vjeçari shqiptar në Patra, tmerri i grave në ashensor

Një 33 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia greke, pasi akuzohet për grabitje dhe vjedhje të rënda.Krimi më i fundit i tij ishte kur ndoqi një grua në këmbë dhe me të hyr në ashensor, i grabiti asaj çantën, ku mbante një sasi jo të madhe parash.Policia e arrestoi shqiptarin duke e dërguar në burgun e Patras.Nga hetimet paraprake, rezulton se ai ka kryer të paktën 4 plaçkitje dhe tre vjedhje ndaj grave në tre muajt e fundit në Patra.Skema e vjedhjes ishte pothuajse e njëjtë: momenti kur gratë hynin  në ashensor. Duke ushtruar forcën dhe duke ikur me shpejtësi, arrinte t’u merrte sendet me vlerë./Ora News/