Qeveria tregon të vërtetën e saj për 4 avionët që fluturuan mbi Seman

Qeveria ju përgjigj zyrtarisht akuzave të opozitës për pretendimin se avionë të vegjël transportojnë drogë.Nëpërmjet një reagimi në faqen Transparenca.al, qeveria thekson se nga të dhënat e  “Albcontrol” konfirmohet se dje, në hapësirën shqiptare dhe konkretisht ne pjesën Jugperëndimore- Perëndimore kanë fluturuar 4 avionë VFR të cilët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit (LGKR), për në aeroportin e Tivatit (LYTV).“Ndryshe nga çka pretendon Partia Demokratike, në asnjë rast nuk ka pasur ulje në territorin shqiptar. Të katër këto fluturime kishin plotësuar plan të rregullt fluturimi ku parashikonin hyrjen në hapësirën shqiptare nga pika Pitas dhe daljen nga pika Rodon. Parashikimi i kohës së daljes varion ne varësi të rrugës, kushteve meteorologjike, shikueshmërisë apo turbulencave. Në planin e fluturimit pilotët kanë kërkuar të fluturojnë përgjatë vijës bregdetare, ndërkohë që trafiku është menaxhuar normalisht nga kontrollori në sektorin e APP”, sqaron qeveria.Gjithashtu, u publikua edhe një listë ku gjenden stripset me shënimet përkatëse për secilin avion:tabela