Zgjedhjet në Austri, fiton Alexander Van der Bellen

Kandidati i esktremit të djathtë Norbert Hofer ka humbur zgjedhjet përballë rivalit të tij të pavarur Alexandër Van der Bellen, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale të Austrisë. I njohur për qëndrimin e tij kundër Kosovës dhe anëtarësimit të saj në instancat evropiane, Hofer luftoi për tu bërë i pari president në Europë nga një parti radikale. Van der bellen kryesori me 50. 3 përqind të votave, përballë hofer që mori 49.7 për qind.Alexandër Van der Bellen fitoi zgjedhjet presidenciale në Austri duke mos lejuar që kandidati i esktremit të djathtë Norbert Hofer të bëhej i pari president në Europë nga një parti radikale. Gjatë fushatës për president, Hofer ka dalë ashpër kundër Kosovës dhe anëtarësimit të saj në instancat evropiane, duke shprehur simpati ndaj Serbisë dhe popullit serb. Radikali ishte në avantazh fillimisht, por më pas votat e numërurara të hënën i dhanë fitoren Van der bellen. Hofer udhëhiqte me 51.9 % ndaj 48.1% që kishte Van der Bellen, por gjithçka ndryshoi pasi u numëruan 750 mijë votat e mbetura që janë rreth 12 % e popullsisë së Austrisë.Ish kandidati i Partisë së Gjelbër triumfoi në 9 nga 10 qytetet kryesore të Austrisë, ndërkohë që Hofer dominoi zonat rurale. 60 % e femrave zgjodhën Van der Bellen ndërsa 60 % e meshkujve ja dhanë votën e tyre radikalit të djathtë. Hofer e pranoi humbjen, duke shkruar në rrjetet sociale."Është një ditë e trishtë, por ju lutem mos u demoralizoni. Përpjekja që kemi bërë gjatë fushatës nuk është dështim, por inventim për të ardhmen "-tha Hofer.Posti i presidnetit në Austri është më shumë një post ceremonial, por kreu i shtetit ka forcën të shkrijë këshillin kombëtar, që është një ndër instancat më të fuqishme në parlament. Shkrirja e këshiillit kombëtar sjell autmoatikisht zgjedhje të reja, pra presidenti nuk është krejtësisht pa forca ekzkeutive në Austri./Oranews.tv/