Merkel takohet me Erdogan për heqjen e imunitetit të deputetëve turk

Heqja e imunitetit të disa prej deputetëve në parlamentitn turk ka qenë fokusi i takimit të kancelares Angela Merkel dhe presidentit Rexhep Tahip Erdogan në Stamboll. Merkel tha se i ka shprehur shqetësimin Erdogan për këtë çështje, kurse kritikët mendojnë se vendimi ka për qëllim mënjanimin e politikanëve pro-kurdë. Merkel shtoi se Ankaraja duhet të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara nga Brukseli përpara se turqit të përfitojnë lëvizjen pa viza në Bashkimin Evropian.Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ka biseduar me Presidentin turk Rexhep Tahip Erdogan për të gjitha shqetësimet mbi vendimet e fundit të parlamentit turk për të hequr imunitein e disa prej deputetëve. Pas takimit në Stamboll në kuadër të samitit të parë humanitar global, Merkel u shpreh:Ne kemi nevojë për një sistem të pavarur gjyqësor, kemi nevojë për media te pavarura dhe për një parlament të fortë. Dhe sigurisht, vendimi për të hequr imunitenin e një në katër deputetë në parlament është diçka që shkakton shqetësim të thellë. Unë ja bëra të qartë këtë presidentit turk".Sipas kritikëve, vendimi për heqjen e imunitetit të deputetëve ka për qëllim mënjanimin e politikanëve pro-kurdë. Merkel gjithashtu tha se Turqia duhet të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara nga Brukseli përpara se qytetarët e saj të përfitojnë lëvizjen pa viza në Bashkimin Evropian.Deklarata e Merkel vjen pas kritikave se ajo ka i injoruar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe veprimet kundër gazetarëve në Turqi, vend i cili është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Takimi mes dy liderve ishte i pari që pas tensionit të marrëdhenieve mes Turqisë dhe Bashkimit Europian për çështjen e liberalzimit të vizave në kuadër të marrëveshjes për emigrantët. Më herët Erdogan ka deklaruar se Turqia do të anulojë marrëveshjen, nëse Bashkimi Europian nuk mban premtimin e liberalizimit të vizave./Oranews.tv/