Veliaj: Distancohuni nga Diga, Presidenti e shiti nderin lirë. Reagojnë të djathtët

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u përfshi nga debate të ashpra dhe ndërpreje të njëpasnjeshme pas akuzave të ndërsjellta mes opozitës dhe mazhoracës. Në diskutimet e projektvendimit për kalimin e disa pasurive në administrim të Tirana Parking në zonën e Liqenit, kryetari i bashkisë  Erion Veliaj i kërkoi Presidentit të vendit dhe demokratëve të ndërtimi tek diga.Këshilltarët e djathtë kërkuan shpjegim përse mbledhjet nuk zhvillohen një herë në muaj sipas rregullores dhe paralajmëruan se këshilli është në kushtet e shpërndarjes.Për më shumë se 8 orë diskutime, opozita në prag të mesnatës e braktisi këshillin bashkiak duke kundërshtuar pagesat për parkimet, rritjen e çmimit të biletës së atutobusit dhe krijimin e një shoqërie të përbashkët shqiptaro-italiane për menaxhimin dhe ricikilimin e mbetjeve.                    Debatet në mbledhjeVeliaj: Në 21 qershor ka mbërritur civilizimi, do ta ruajmë.Akil Kraja: Shiko dekriminalizimin.Veliaj: Do ta ruajmë civilizimin me çdo kusht. Tirana do u mbetet qytetarëve, as fjalë të pista, as fjalë të ndyra, as zaptues, as të fortët e partisë, asnjë. Në Tiranë do imponojmë edukatë, edukatë qytetare me çdo kusht. Vetëm civilizimi u shpëton, kur të civilizoheni, të distancoheni nga barbaria, atëherë keni shans.Kush vjen në Tiranë do respektojë rregullat e qytetit, do ti bëjmë edhe më të forta për sjelljet e pahijshme.Rregullat do ti bëjmë sipas votave. Eja e kandido( i thotë Ollit) bashkë me Presidnetin herën tjetër dhe e shohim si del, po Presidenti ja vuri shumë të lirë çmimin vetes, 100 lekë. E kishte shumë të lirë nderin, aq e përballoj në gjykatë. Puna është se si do përballoni publikun që vazhdoni dhe pengoni çdo punë të Tiranës. Po përdoni çdo mjet, e keni të kotë. Asnjë stërkëmbësh, asnjë pengesë, asnjë bllokim. Distancohuni nga diga dhe ju vjen një komerdare shpëtimi, rrini tek diga do të shkoni bashkë me digën.Kjo është këshilla ime falas për të gjithë grupin tuaj. Keni opinione se çfarë do të bëjmë me zaptimet por mos më thoni se është argument ti lëmë Çimit të partisë parkingjet, nuk ia lëmë. Nuk ja lë më Çimit parkingjet te Liqeni. Nuk ja lë më militantëve të partisë dhe kryetarëve të partisë suaj zaptimin e pronës publike. Më mirë ato lekë i bëj gjelbërim, pastrim dhe investim në Tiranë sesa të shëndosh gushën e partisë suaj, në qytetin e Tiranës asnjë lekë nga zaptimet. Gushën e një partie që shqeu qytetin nuk e fryj më harrojeni.Është e panegociueshme.Akil Kraja:Respektoni debatin, pse bëni këtë zhurmë, keni frikë nga transparenca?Veliaj: Dukeni agresivë dhe njerëzit tmerrohen se ndonjë ditë mund të ktheheni ju në pushtet. Nga mimika duket sikur do vini ta shqyeni dhe njëherë qytetin.Këtë vit faturën e vandalizimit e kishit shumë të lartë. Pusteta që vodhët, pemët që thyet, pllakat që morët me vete në çdo protestë, grafiti që hodhët la një shije shumë të hedhur, uleni faturën. Edhe armiku njeriun e punës e duartroket.Dalipi: Hapni rregulloren para çdo reagimi. Kryetari dhe zëvendës.kryetarët e Bashkisë mund ta marrin fjalën për diskutim sa herë e kërkojnë.Akil Kraja: Jo duke ua ndërprerë të tjerëve fjalën, jo duke përdorur fjalë rruge.Olli: Është e papranueshme që në çdo diskutim që flet një përfaqësues i Komisionit, flet një këshilltar të ndërhyjë kryetari i Bashkisë sepse nuk ka as sens nga rregullorja, as nga legjislacioni dhe asgjë tjetër.Vimë këtu pretendojmë për qytetari, për tu shkëputur nga politika me kërkesën e zotërisë që sapo foli prej 40 minutash dhe gjëja e parë dhe e fundit që nuk ndodh është respekti, etika dhe qytetaria. Për fat të keq më duhet ta pohoj, se qytetaria, etika, respektimi i ligjit dhe zoti. Veliaj nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, fare. Duke akuzuar këtu njerëzit që bëjnë punën e tyre. Na tregon votat, vota kemi dhe ne. Na lind dy herë më shumë e drejta të respektohemi dhe të dëgjohemi në këtë sallë.Por paturpësisht, pacipësisht të rrëmbehet, monopolizohet mikrofoni me karrigen që i është dhënë duke fyer këshilltarët dhe çfarë ata përfaqësojnë, kjo është përtej turpit. I vetmi njeri që po shqyen këtu Bashkinë prej 10 muajsh është Veliaj, po e shqyen dhe privatizon, po ja jep klientëve të tij tek Tajvani, klientëve të tij tek Stracioni i Trenit duke hedhur banorët në rrugë.