Tirana mbulohet me 15 linja urbane, tre prej tyre të reja
Tirana tanimë do të ketë në dispozicion 15 linja urbane. Ashtu siç edhe kishte premtuar, Bashkia e Tiranës i ka propozuar sot për miratim Këshillit Bashkiak një hartë të re të linjave të autobusëve urban.Një pjesë e tyre janë linja të reja, ndërkohë që pjesa tjetër janë zgjatime të linjave ekzistuese, ndërsa për një pjesë tjetër është bërë një organizim i stacioneve.Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se përveç krijimit të 3 linjave të reja, do të konsolidohen 25 linja rrethqytetase.Erion Veliaj: “Jam shumë i lumtur që pa u bërë akoma një vit nga marrja e detyrës ia dolëm të mbanim këtë premtim. Vendimi i radhës që përcakton linjat e transportit publik, parashikon shtrirjen më të gjërë të linjave ekzistuese duke mbuluar më shumë territor, krijimin e 3 linjave të reja duke e çuar në 15 nga 12 numrin e linjave urbane si edhe konsolidimin e 25 linjave rrethqytetase. Pas miratimit të këtij vendimi, me 15 linjat urbane të cilat kanë në total 500 vendqëndrime autobusi si edhe 25 linjave rrethqytetëse, jemi të bindur se i gjithë territori i Tiranës do jetë i mbuluar me shërbimin e transportit publik.”Linja që pëson një ndryshim të madh është ajo Kristal-Qendër e cila do të zgjatet duke filluar nga Selita deri në Allias. Një tjetër linjë që pëson zgjatje është ajo Qendër-Sauk, në dy pikat e saj fundore dhe bëhet Stacioni i Trenit-Sauk i Vjetër-Teg, Kopshti Zoologjik. Gjithashtu një linjë e re është ajo që përfshin gjithë zonën industriale të Tiranës, City Park-Megatek-QTU-Terminal-Qendër.LINJA NR.1: SELITË-KRISTAL-QENDËR-STACIONI TRENIT-ALLIASLINJA NR.2: TEG-SAUK I VJETËR-KOPSHTI ZOOLOGJIK-STACIONI TRENITLINJA NR.3: KASHAR (UNAZORE)LINJA NR.4: CITY PARK-MEGATEK-QTU-TERMINAL-QENDËRLINJA NR.5: KOMBINATI AUTOTRAKTORËVE-INSTITUTI BUJQËSOR DHE ANASJELLTASLINJA NR.6: LAPRAKA (UNAZORE)LINJA NR.7: TUFINALINJA NR. 8: ISH STACIONI I TRENIT-QENDËR-SAUK I RI/SAUK I VJETËR/ SANATORIUM-TEGLINJA NR.9: QYTETI STUDENTI-JORDAN MISJALINJA NR.10: MATERNITETI I RI-QENDËR-ISH FUSHA E AVIACIONIT/ MIHAL GRAMENO/ QENDËRLINJA NR.11: PORCELANILINJA NR.12: SHARRË-UZINA DINAMO- 5 MAJILINJA NR.13: TIRANA E RELINJA NR. 14: UNAZALINJA NR.15: KOMBINAT-KINOSTUDIOLINJA NR. 16: LINJA RRETHQYTETESE BRENDA TIRANËS/Oranews.tv/