Ndryshime të linjave dhe stacioneve të urbanëve, biznesi i ri tre muaj pa taksa
Në Tiranë do të ketë 15 linja urbane dhe 25 linja rrethqytetëse për të kryer transportin publik të qytetarëve. Linjat ekzistuese do të zgjerohen duke përfshirë edhe perfiritë e vendit. Vendimi për shtrirjen e tyre në Tiranën e madhe sipas ndarjes së re administrative u miratua në mbledhjen e këshillit bashkiak.Me ndyshimet e paketës fiskale, bizneset e rinjë, tre muaj pas regjistrimit përjashtohen nga taksat vendore.Veliaj: Jam shumë i lumtur t’iu informoj për një ndryshim në paketën fiskale që ju vjen në ndihmë të gjithë sipërmarrjeve të reja. E kemi deklaruar shpeshherë që Bashkia e Tiranës do të ofrojë mbështetje maksimale për sartapet, pra fillesat e reja në biznes, sipërmarrjet e të rinjve dhe çdo individ tjetër që vendos të hapë biznesin e vet në Tiranë. Kemi ofruar shumë lehtësira për ktë kategori një nga të cilat është dhe kjo që propozojmë sot, përjashtimin nga të gjitha taksat e tarifat vendore të çdo biznesi të sapokrijuar deri në tre muaj pas regjistrimit në QKR.Me votat e mazhoracnës dhe opozitës u miratua vlera minimale dhe maksimale e qerasë për përfituesit e banesave sociale në zonën e Shkozës.Bashkia prpozoi krijimin e një kompanie të përbashkët italo-shqiptare ku bashkia e Tiranës të këtë 51% të aksioneve dhe ajo e Veronës 49% të aksioneve për mbledhjen, transportin dhe riciklimin e mbetjeve. Fondi i parë në krijimin e kësaj shoqërie është 3.9 mln lekë dhe pritet punësimi i 200 personave. Veliaj: Vendimi përcakton linjat e transportit publik, parashikon shtrirjen më të gjerë të linjave ekzistuese duke mbuluar më shumë territor, duke shtuar linja të reja deri në 15 dhe duke konsoliduar 25 linja të Komunave dhe për të disiplinuar në mënyrën sesi ato funksionojnë dhe jam shumë i vetëdijshëm nga të gjitha problematikat që qytetarët kanë ngritur për linjat rrethqytetase.