Sulmet me eksploziv në Siri, 78 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Si pasojë e disa sulmeve të njëpasnjëshme me eksploziv, të paktën 78 persona kanë humbur jetën në dy qytete bregdetare të Sirisë. Zona ku ndodhën sulmet ka qënë vazhdimisht nën kontrrollin e forcave qeveritare dhe u ka shpëtuar shumicës së efekteve negative të luftës. Ende nuk dihet se kush mund ta ketë kryer këtë sulm, por një agjensi e lidhur me militantët e Shtetit Islamik, raportoi se prapra shpërthimeve qëndrojnë pikërisht ekstremistët e kësaj organizate terroriste.Të paktën 78 persona kanë humbur jetën ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në Siri pasdisa sulmeve me eksploziv të ndërmarra në dy qytetet bregdetare Tartous dhe Jableh. Kjo zonë ka qënë vazhdimisht nën kontrrollin e forcave qeverisë së Bashar al-Assad dhe në shumicën e kohës u ka shpëtuar efekteve negative në luftës.Situata mbetet ende e paqartë pasi disa vëzhgues të të drejtave të njeriut raportuan se nga shpërthimet kanë humbur jetën të paktën 120 persona. Autoritetet u gjendën menjëherë në vendin e ngjarjes duke i'u ardhur në ndihmë të plagosurve të cilët u shoqëruan në ambietnet spitalore.Ende nuk dihet se kush mund të jetë pas këtyre sulmeve tragjike, por një agjensi e lidhur me militantët e Shtetit Islamik, raportoi se prapra shpërthimeve qëndrojnë pikërisht ekstremistët e kësaj organizate terroriste.Autoritete kanë konfirmuar nisjen e një hetimi, teksa pritet që shumë shpejt të ketë një raport zyrtar për ngjarjen. Për t'u theksuar është fakti se në të dyja këto qytete, ushtria ruse ka një bazë detare dhe një ajrore.
/Oranews.tv/