Joshja pas rrezikut vdekjeprurës!
Rreziku prej kohësh ka qenë joshës dhe këtë e tregon edhe dëshira për t’u ngjitur në majën më të lartë të botës.35 alpinistë kanë humbur jetën dy vitet e fundit si pasojë e ortekëve në malin Everest.Së paku, një person ka gjetur vdekjen çdo vit në Nepal që nga viti 1900. Edhe këtë vit, ngjitja ka marrë viktimat e para. Katër njerëz vdiqën të enjten e shkuar, ndërsa kërkimet vazhdojnë për dy alpinistë të zhdukur."Everest është mal i ekstremeve", tha Jon Kedrowski, një gjeograf dhe alpinist. “Në lartësi, trupi përkeqësohet”, shtoi ai.Muajt prill dhe maj janë më të zakonshmit për ngjitje për shkak se ka më pak erë. Klima atje është gjithsesi brutale. Temperaturat shkojnë nga -31 në -4 gradë.Më shumë se 400 njerëz janë përpjekur të ngjitin Everestin këtë sezon, duke përfshirë 288 të huaj./Ora News/