Mali i Everestit, tre alpinistë humbin jetën në tre ditë
Tre alpinistë kanë humbur jetën në malin më të lartë të botës në Everest në tre ditë. I fundit, një shtetas Indian, u raportua i vdekur sot, teksa një holandez dhe një australiane humbën jetën gjatë fudnjavës. Shkak i vdekjeve është bërë semundja e lartësisë, e cila prek të gjithë personat që nuk përshtaten lehtësisht me presionin e ulët të oksigjenit në lartësi të madhe.Një alpinist indian ka vdekur në malin e Everestit në Nepal, duke u bërë kështu personi i tretë që humb jetën në tre ditë në malet e Nepalit.Subhash Paul humbi jetën një ditë pasi mbërriti në majën më të lartë të botës, teksa po zbriste bashkë me ekipet e guidës, të njohur si Sherpa, të cilët ndihmojnë të gjithë aventurierët në ngjitje dhe zbritje. Një holandez dhe një australiane humbën jetën gjatë fundjavës si pasojë e presionit të ulët të oksigjenit në lartësi të madhe.Rreth 30 alpinistë kanë vuajtuar nga ngrirja ose sëmundje serioze gjatë ditëve të fundit në këtë fund sezoni pranveror. Dy alpinistë të tjerë indianë janë raportuar të zhdukur në të ashtuquajturën zonë e vdekjes në afërsi të majës së malit.Megjithatë, alpinistja më e sukseshme arriti në majën e lartë për të shtatën herë të premten. Sëmundja e lartësisë, e njohur gjithashtu edhe si sëmundja akute e maleve, ndodh në rastet kur njerëzit kanë vështirësi të përshtaten me nivele të ulëta të oksigjenit në lartësi të mëdha. Shumica e këtyre personave kanë dhimbje koke, të vjella ose marrjemendje, por ka edhe raste kur simptomat janë fatale, duke goditur trurin dhe mushkëritë. Kjo sëmundje mund të prekë këdo që arrin në 2,500 metër lartësi, por tibetianët gjenetikisht janë të përgatitur të përballojnë jetesën në lartësi të madhe./Oranews.tv/