Ndotet Zvërneci, një anije me flamur maltez derdhi karburant
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2016, 20:28
Ndotje masive me karburant në ujërat e detit të Zvërnecit. Sipas policisë së Vlorës, një anije me flamur maltez drejtuar nga shtetasi turk Ismail Kataplu, si pasojë e një defekti në impiantin e ngarkim shkarkimit ka derdhur depozitat me karburant në det.Për pasojë bregdeti është ndotur ndjeshëm, çka duket qartë dhe nga pamjet. Anija me mallra me flamur maltes ndodhet në ujërat tona territoriale prej 21 majit.Policia dhe prokuroria po hetojnë anijen por edhe petroliferën, për shkakun pse nuk ka njoftuar për ndotjen, ndërkohë që janë ndaluar të 22 anëtarët e ekuipazhit të anijes me flamur maltez./Ora News/