Goditet banda e kokainës në Athinë, “truri” një shqiptar i arrestuar me 11 të tjerë

Policia greke ka goditur një organizatë që merrej me shpërndarjen e drogës në disa zona të vendit, duke identifikuar si pjesëtarë 21 persona, dy prej të cilëve shqiptarë, përkatësisht 43 dhe 38 vjeç.Organizata merrej me shpërndarjen e drogës në zonën e Artës, në Athinë, Lefkas dhe Karditsa.Operacioni policor u zhvillua të shtunën nga departamenti i sigurisë i Artës, ku gjeti se “truri” i organizatës ishte 38-vjeçari shqiptar. Bashkë me të, u arrestuan edhe 11 persona të tjerë, ndërsa për 9 po zhvillohen kërkime.Grupi kriminal kishte një metodologji të veçantë, duke qarkulluar sasi të mëdha droge në tremujorin e fundit në katër zonat e përmendura më lart.Sipas hetimeve të policisë, 38-vjeçari shqiptar i cili u arrestua bashkë me bashkatdhetarin e tij, kishin kontroll të plotë në menaxhimin e aktivitetit të jashtëligjshëm, ndërsa anëtarët e tjerë ishin përgjegjës për shitjen e drogës.Dyshohet se banda qarkullonte sasi të mëdha parash. Policia sekuestroi 32 gram kokainë, në formë të lëngshme dhe të ngurtë, rreth 700 gram hashash, 79.06 gram substancë narkotike MDMA, shumën prej 2,458 euro, 206 fishekzjarre, 176 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër peshore precize, dy makina dhe dy motoçikleta si dhe 18 telefona celularë.Në hetime janë përfshirë edhe 33 persona të tjerë.Të arrestuarit do të dalin përpara prokurorisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të organizatës po vazhdojnë.[caption id="attachment_752340" align="alignnone" width="600"]22052016 arta Materialet e sekuestruara[/caption]/Ora News/