Bangladesh, 21 persona të vdekur nga cikloni, dhjetëra të humbur

Një ciklon që goditi brigjet e Bangladeshit ka vrarë të paktën 21 persona, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur. Situata në vend është mjaft e rënduar në kushtet kur autoritetet janë detyruar të evakuojnë më shumë se 500 mijë persona.Mediat ndërkombëtare transmetuan pamjet pas cikonit në të cilën shfaqet gjendja me të cilin po përballen banorët.Autoritetet kanë njoftuar se dhjetëra persona janë shpallur të zhdukur, duke mos përjashtuar mundësinë që këta të kenë humbur jetën.Në Bangladesh ka pasur edhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, energji elektrike dhe linjat e telefonit kanë rënë ndërkohë që shumë shtëpi janë rrënuar.