I riu zhvishet lakuriq dhe hidhet në kafazin e kopshtit zoologjik, shqyhet nga dy luanë
Vizitorët e një kopshti zoologjik në Santiago janë shokuar të shtunën, teksa panë me sytë e tyre një të ri që shqyhej nga dy luanë.20-vjeçari për arsye ende të paqarta, ishte zhveshur lakuriq dhe më pas ishte futur brenda kafazit duke iu vetëofruar si ushqim luanëve.Menjëherë dy luanët u vërsulën mbi të duke e shqyer. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e rojave të sigurisë, të cilët janë detyruar të vrasin dy luanët, një femër dhe një mashkull për të shpëtuar të riun.I riu është dërguar në spital për trajtim në gjendje të rëndë për jetën. Mediat lokale raportojnë se parku ishte i mbushur me vizitorë në momentin e incidentit.Drejtorja e kopshtit zoologjik tha se ishte "thellësisht e prekur" nga vrasja e dy luanëve, por prioritet ishte shpëtimi i jetës së të riut.Dëshmitarët në vendngjarje treguan se kishin dëgjuar të riun të artikulonte thirrje fetare dhe të përmendte emrin e Jezusit. Sipas tyre gjithçka ndodhi aty dukej sikur 20-vjeçari kishte tentuar të vetëvritej.Edhe autoritetet policore kanë konfirmuar gjetjen e një shënimi vetëvrasje në rrobat e tij.Sakaq informacionet e fundit mbi gjendjen shëndetësore të të riut mbrëmjen e së shtunës janë optimiste se ai mund të mbijetojë.


