Nishani në ceremonitë e kremtimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Malit të Zi

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, me ftesë të Presidenti të Malit të Zi, Filip Vujanović, mori pjesë sot në ceremonitë shtetërore të kremtimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Malit të Zi, ku morën pjesë Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, si dhe shumë liderë dhe autoritete të tjera nga rajoni dhe Evropa.Në kuadrin e këtyre ceremonive Presidenti Nishani zhvilloi edhe një takim dypalësh me Presidentin Vujanović, të cilin e uroi për përvjetorin si dhe për arritjet e përgjithshme të Malit të Zi në agjendën euroatlantike.Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe e siguroi Presidentin Vujanović për angazhimin e plotë e të sinqertë të Shqipërisë në promovimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë.“Jam këtu për të shprehur urimet më të mira dhe të sinqerta të Shqipërisë dhe shqiptarëve, për ju dhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi, në këtë përvjetor shumë të rëndësishëm të pavarësisë, si dhe t’ju përgëzoj për finalizimin e procesit të integrimit në NATO, të cilin e shoh si një kontribut për të gjithë rajonin tonë” – u shpreh Kreu i Shtetit.Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu edhe rolin shumë domethënës të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, duke e konsideruar atë një urë lidhëse të fuqishme miqësie mes dy vendeve.Të dy bashkëbiseduesit shprehën mbështetjen për bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit në frymën e fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit.Festimet u përcollën nga të pranishmit në një atmosferë të gëzueshme e të hareshme, ku krahas këngëve e valleve malazeze nuk munguan edhe ato popullore shqiptare.1 2 3