Hidhet në erë ndërtesa e dikurshme e American Airlines

Është hedhur në erë më shpërthim të kontrolluar ndërtesa e dikurshme e firmës American Airlines në Fort Worth të Teksasit.Në vend të saj do të ndërtohet një kompleks i ri i zyrave të kompanisë.Ndërtesa e vjetër e cila nuk funksiononte dhe ishte bosh që prej vitit 2009 u shemb të premte brenda 20 sekondash.Ky shpërthim ndodhi pikërisht ashtu siç ishte planifikuar."Disa zona të strukturës mbetën të paprekur për të siguruar integritetin e pemëve dhe peisazhit përreth", ka thënë një zyrtar i American Airlines."Këto struktura do të hiqen nga metodat konvencionale”, tha ai.Procesi i heqjes së mbeturinat do të fillojë në javën e ardhshme.