Deputetja Vokshi ka jetuar në Afganistan, ka vizituar Venezuelën dhe Aruban

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi rezulton të ketë udhëtuar në shumë vende të botës.Ajo mund të cilësohet deputetja që në harkun kohor të më shumë se 10 viteve të ketë udhëtuar nga Afganistani në Venezuelë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në formularin e depozituar në KQZ, ajo deklaron se ka shkuar në Itali në vitin 1996 për një trajnim, dhe po për të njëjtin qëllim ka shkuar në SHBA në maj të vitit 1997.Në Venezuelë ka shkuar disa herë në vitin 1998, ku deklaron se udhëtimi është kryer për “vizitë familjare te motra dhe vëllai”.Midis vizitave të shumta, Vokshi përfshinë edhe Kosovën, ku ka punuar për PNUD-in. Vlen për t’u theksuar se zonja Vokshi ka jetuar në Kabul të Afganistanit për më shumë se një vit. Midis vizitave familjare, ajo përmend edhe udhëtimin në Aruba, që nga një kërkim i thjeshtë rezulton ishull ekzotik.vokshi