Ndotet Gjanica, prej tre ditësh ujërat janë ngjyrosur me të bardhë

Prej tre ditësh , ujërat e lumit Gjanicë kanë marrë ngjyrë të bardhë si pasojë e ndotjes, nga shkaqe ende të papërcaktuara.Uji i lumit ka marrë ngjyrë të bardhë, i shoqëruar me erë të rëndë squfuri. Inspektoriati mjedisor ka nisur kërkimet në terren duke këqyrur rrjedhën e lumit nga Mallakastra deri në Fier.Nuk dihet se cfarë dhe kush e shkakton këtë ndotje në lumin Gjanica , pohojnë ekspertë të mjedisit, pasi dy qëndrat e përpunimit të naftës uzina e Ballshit dhe rafineria e Fierit janë të ndalura prej muajsh.Dyshimet bien mbi kompanitë naftënxjerrëse më Drenove të Mallakastrës dhe subjektet e tjera industriale në periferi të qytetit Fier të cilat hedhin herë pas here mbetje në lumin Gjanica./Oranews.tv/