Nisin punimet, rrjet i ri Ujësjellësi dhe rrugë e asfaltuar për banorët tek “Vllazën Huta”

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, inspektoi nisjen e punimeve për shtrirjen e rrjetit të ri të Ujësjellësit në rrugën “Vllazën Huta”.Punimet e Bashkisë po kryhen njëkohësisht edhe me ato të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve që për Veliajn shënon një standard të ri bashkëpunimi.Veliaj: Historia që kemi pasur deri më sot, ku një institucion shtronte rrugën, kurse tjetri e hapte për të vendosur tubacione, mbaron një herë e mirë sot. Do të thotë se nga tani e tutje, aty ku Bashkia e Tiranës punon për të rregulluar rrugën, fillimisht futet ujësjellësi për të riparuar kanalizimet dhe për të vendosur rrjetin e ri dhe për të shpërblyer qytetarët që paguajnë faturat.Nga ky investim përfitojnë afro 200 familje, të cilat deri tani vuanin mungesën e ujit.Bashkë me këtë rrjet do të ndërtohet edhe një pusetë komandimi, e cila do të manovrojë gjithë rrjetin në këtë segment rruge.Ndërkohë, Veliaj tha se vijon puna për ndërtimin e rrjetit të ri edhe në Bathore, Laknas dhe Yzberisht, kurse në Sharrë është afër përfundimit.