Vlorë, rivitalizim i "Lagjes së hebrejve", interes nga turistë izraelitë

Vlorës do t'i shtohet një tjetër destinacion historik, "Lagjja e hebrejve". Një zonë e vendosur pranë rrugës muzeale të qytetit bregdetar, bashkia ka bërë gati projektin për të shndërruar në një atraksion për turizmin historiko-kulturor, si një mënyrë për të zgjuar interesin e vizitorëve izraelit, por jo vetëm.Në Vlorë, zona e njohur si "Lagjja e hebrenjve", do të kthehet në një destinacion turistik. Ishte Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, që i prezantoi projektin ambasadorit të izraelit Boaz Rodkin.Përmes eksperiencave personale kryeqytetari i Vlorës dha garanci për rivitalizimin e zonës, çka mori mbështetjen e diplomatit izraelit.Dritan Leli: “Kemi mbaruar shkollat sëbashku, qoftë në gjimnaz, qoftë në shkollën e lartë dhe shpresoj, nga informacioni që kam, që do të jenë njerëzit që do më presin në Izrael.Gjithashtu një histori shumë interesante ka qënë ajo e nënës time, ka pasur në në shkollën e vet një zonjë të nderuar Eni Kohen”.Boaz Rodkin: “Unë garantoj mbështetjen time dhe te qeverisë së Izraelit për rivitalizimin e lagjes ku kanë jetuar bashkëqytetarët e mi. Do ishte një zonë muzeale me interes të veçantë historik, dhe dëshmi e jetesës së hebrejve, të integruar në shoqërinë shqiptare. Shqiptarët ndryshe nga shumë popuj të tjerë i mbrojtën ata”.Pas Gjirokastrës, Vlora ka qëneë qyteti i dytë në vend i cili strehoi qindra familje hebreje që u rikthyen në atdhe pas viteve 90./Oranews.tv/