Koalicioni PS-LSI, Ruçi pas njësisë së koordinimit: S’kemi asnjë përplasje
Dy aleatët në qeverisje, Ilir Meta dhe Edi Rama iu rikthyen takimit të njësisë së koordinimit, ku të pranishëm ishin edhe krerët e grupeve parlamentare te PS e LSI dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Kryetari i grupit të PS, Gramoz Ruçi shuajti zërat se ka përplasje në koalicion dhe tha se partite janë në sinkron për dy reforma kyçe, atë të drejtësisë dhe reformën zgjedhore. Kërkesës që PD që të mos e vonojë më proçesin iu bashkua edhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili.I munguar prej më shumë se një muaji, takimi i njësisë së koordinimit PS-LSI u rikthye këtë të premte, pas një jave të ngarkuar me zhvillime në kampin e majtë, që kishin shtuar edhe zërat se punët brenda aleatëve nuk po shkonin mirë.Gramoz Ruçi: Prezenca e të dy kryetarëve si Vasili dhe unë para jush e tregon më së miri këtë. Megjithëse jashtë nesh mund të kërkojnë që të kemi divergjenca midis PS dhe LSI për fat të mirë nuk ka.Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe krerët e dy grupeve parlamentare për më shumë se 1 orë e 40 minuta, në takimin pranë vilës qeveritare dakordësuan qëndrimet për dy reformë të rëndësishme, atë të drejtësisë për të cilën e ftuan PD të mos humbasë më kohë për votimin dhe për reformën zgjedhore.Gramoz Ruçi: Mazhoranca është e dakortësuar absolutisht në të gjitha drejtimet që ka si reforma në drejhtësi ashtu dhe reforma zgjedhore.Petrit Vasili: Të dëgjojmë pa paragjykime ato që thotë opozita dhe sigurisht të reflektojmë ato që ekspertë të OBDAT dhe EURALIUS do ti gjejnë me vend. Dhe pas kësaj të mos humbasim kohë tjetër as me takticizëm politik të opozitës dhe as me veprime të tjera.Edhe pse LSI pas videoskandalit të ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili ka mbatjur qëndrime kritike, Ruçi tha se zgjedhjet ne Dibër nuk kanë qenë në fokus të diskutimeve.Gramoz Ruçi: Nuk qe objekt i diskutimit sesi do të konkurohet dhe kush do të konkurojë në Dibër.Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk bënë asnjë koment për mediat.