“Drejtësia” në fund, por sërish nga e para pas propozimeve të PD-së
Propozimet e PD për reformën në drejtësi nuk janë pranuar nga mazhoranca në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën në drejtësi. Nënkryetari Oerd Bylykbashi tha se propozime si shkrirja e Këshillit të Emërimeve apo ruajtja e mandateve të funksionarëve që kalojnë proçesin e vetingut, nuk morën mbështetje. Në fakt për mazhorancën, propozimet e PD tentojnë ta kthejnë reformën në pikën zero dhe deputeti Pandeli Majko e ftoi opozitën që të reflektojë deri të hënën dhe të ofrojë konsensues për dokumentin mbi të cilën kanë punuar ekspertët dhe është rekomanduar nga Komisioni i Venecias.Kapitujt e fundit të reformës në drejtësi po rikthejnë në fillim të gjithë proçesin e diskutimit.Kjo situatë vjen pas propozimeve të PD-së, duke nisur nga shkrirja e Këshillit të Emërimeve apo ruajta e mandateve kushtetuese të të gjithë funksionarëve që kalojnë provën e rivlerësimit.Oerd Bylykbashi: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një institucion që propozimi i PD e heq sepse e shpërndan atë funksion në pozicione të tjera. Ne bëmë propozimet tona, ndërkohë që mazhoranca vazhdon ti qëndrojë sistemit kompleks që garanton kapjen dhe gjithashtu një presion afatgjatë mbi sistemin e drejtësisë.Deputeti, Pandeli Majko, nuk pranoi të flasë për ngërç të reformës në drejtësi, por ftoi PD që deri të hënën të reflektojë dhe të pranojë ndryshimet e dakordësuara deri më tani, të mbështetura nga ndërkombëtarët dhe të miratuara në parim nga të gjithë aktorët e Komisionit.Pandeli Majko: Sot PD ka përballë vetëveten sepse për Këshillin e Emërimeve ka mbajtur një qëndrim tjetër kohë më parë dhe sot kërkon elememinimin e këtij institucioni. Shpresoj në një reflektim politik të fundit të përfaqësuesve të opozitës. Nëqoftëse ne nuk miratojmë këtë reformë drejhtësie, Shqipëria do të hyjë në grupin e shteteve të dështuara.Komisioni ka diskutuar këtë të enjte kapitujt e fundit të reformës që kanë të bëjnë me dispozitat tranzitore dhe vlerësimin e gjyqtarëve, por në kushtet e reja të propozimeve të PD-së, debati duket se do të vonojë miratimin.