Kur Shukri Xhelili ishte plotësisht i “pastër”!
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili sot ndodhet prapa hekurave për tri akuza, por në kohën kur ka plotësuar formularin në kuadër të zbatimit të ligjit për procesin e dekriminalizimit, rezulton se nuk ka pasur asnjë vepër penale.Nëse do të ketë një moment të dytë plotësimi, kryebashkiaku të paktën do t’i mbushë kutitë përkatëse, edhe nëse gjykata do ta shpallë të pafajshëm. Në fakt, Xhelili nuk është përfolur asnjëherë si i përfshirë në ndonjë akt të jashtëligjshëm, ndërsa emri i tij është përmendur tejet shumë javën që sapo lamë pas, pas publikimit të një video-skandali në emisionin “Të Paekspozuarit” në Ora News, ku ai ngacmon seksualisht një vajzë 20 vjeçare në këmbim të një vendi pune. [caption id="attachment_750880" align="alignnone" width="600"]
Formulari i Shukri Xhelilit[/caption]