Elvis Rroshi: Jam arrestuar në Gjermani, 1 herë më dënoi gjykata e Durrësit

Zbardhet vetëdeklarimi i kryetarit të bashkisë Elvis Rroshi.Ky është emri që njihet aktualisht pas vendimit të Gjykatës që mban 1. 11 2002, i cili pranon ndryshimin e emrit nga Ervin në Elvis.Rezulton se Elvis Rroshi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit e Kavajës me nr 69 datë 18.09. 2002Dënimi ka qenë me gjobë për veprën penale 278/ 2 të Kodit Penal.Ndërkohë para vitit 2002 Elvis Rroshi vetëdeklaron se ka qenë në hetim nga një gjykatë në Mynchen të Gjermanisë.Elvis Rroshi përmend ndalimin e tij nga prokuroria për shkak se goditi me grusht atëherë trajnerin e Tiranës Nevil Dede, më 10 mars 2013Thotë se ndaj tij është caktuar dhe masa e arrestit me burg dy herë. Një herë nga Gjykata e Apelit Durrës  për veprën penale krim kundravajtje penale, 237/ 84 dhe një herë në Gjermani në Mynchen para vitit 2002. Për këtë çështje Rroshi thotë se nuk mban mend më shumë por pranon se ky shtet ka marrë dhe masën e dëbimit.

Formulari i vetedeklarimit i Elvis Rroshit

/Oranews.tv/