Mbyllen bizneset në Lezhë, dyfishohet numri në krahasim me 1 vit më parë
Dhjetëra biznese janë mbyllur në 4 muajt e parë të vitit 2016 në Lezhë, si pasojë e vështirësive ekonomike. Drejtori i Tatimeve Lezhë shpjegon se numri është dy herë më i lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe për këtë kanë ndikuar dhe politikat shtrënguese fiskale nga qeveria.Me dhjetëra biznese janë mbyllur gjatë këtij viti në qytetin e Lezhës. Në qender të qytetit dhe në zona të ndryshme vihen re lehtësisht qepena dyqanesh të mbyllura pasi kanë shpallur falimentin.Drejtori i Tatim Taksave në Bashkinë e Lezhës Arben Ndoj thotë se gjatë këtij viti kanë janë mbyllur 53 biznese, ndërsa 18 kanë bërë pezullim të përkohshem të aktivitetit të tyre.Arben Ndoj: “Në 1 janar deri në datën 30 prill të vtit 2016 rezulton situatë e tillë: Kanë pezulluar aktivitetin 18 biznese në bashkinë e Lezhës dhe kanë mbyllur aktivitetin 53 biznese. Pezullimi i aktivitetit është pezullim i përkohshëm që bëhet për arsye të ndryshme kryesisht nga vështirësitë ekonomike”.Kreu i tatimeve thotë se mbyllja e bizneseve gjatë këtij viti është pasojë e politikave shtërnguese fiskale të qeverisë ndaj biznesit.Arben Ndoj: “Është shifër mbi dyfish. Kjo rrjedh nga vakti se është situatë e vështirë ekonomike në përgjithësi, pse jo, dhe politikat fiskale që ka ndjekur qeveria qëndrore por aftësia e likuiditetit të bizneseve nq qytetin e Lezhës. Situata është e përkeqësuar”.Falimentimi i shumë bizneseve në Lezhë ka rritur numrin e të papunëve, duke dhënë një ndikim të drejtpedrejte për ekonominë e shumë familjeve të këtij qyteti./Oranews.tv/