Dy protesta para Kryeministrisë: Naftëtarët duan pagat, ekspertët kundër HEC mbi Vjosë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2016, 16:41
Godina e Kryeministrisë ishte epiqendra e dy protestave. Naftëtarët e Ballshit për të dytën ditë radhazi kërkojnë nga qeveria të marrin pagat e 10 muajve.Protesta tjetër ishte ajo e ekspertëve të mjedisit, shoqërisë civile dhe turistëve të huaj kundër ndërtimit të hidrocentralit mbi Vjosë në Poçëm të Mallakastrës.Protestuesit thonë se ky projekt rrezikon të përmbytë shtëpitë e banorëve të zonës dhe shkatërron biodiversitetin.Pjesë e kësaj proteste ishte dhe një shtetase amerikane e cila dha këtë apel për të gjithë qytetarët shqiptarë./Oranews.tv/