Deputetët turq ndiqen penalisht nëse mbrojnë çështjen kurde

Parlameti turk ka miratuar së fundmi një ligj për heqjen e imunitetit të deputetëve, duke i hapur rrugën prokurorëve që të ndjekin penalisht ligjvënësit që mbrojnë çështjen kurde në Kuvend. Reforma e cila kaloi me 367 vota pro në Parlamentin me 550 vende është kritikuar ashpër nga perëndimorët, të cilët e shohin këtë ligj si një tjetër përpjekje për të kushtëzuar lirinë e dy partive kryesore opozitare të cilat janë Partia Demokratike e Popullit si dhe Partia Republikane. Të dyja këto forca politike kanë mbajtur një qëndrim pro-çështjes kurde. Parlamenti i Turqisë ka aprovuar një ligj mjaft të kritikuar, i cili do t'i lejojë prokurorët që të ndjekin penalisht deputetët në rast se këta të fundit do të mbrojnë cështjen kurde. Në bazë të këtij ndryshimi, i cili u mbështet nga 367 deputetë në kuvendin me 550 vende, ligjvënësit turq nuk do të kenë më imunitet.Sipas kryeparlamentarit, Ismail Kahraman, kjo shumicë e lejon ratifikimin e menjëhershëm të reformës, pa patur nevojën e një referendumi.Ligji është cilësuar si një tjetër përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes për dy partitë kryesore opozitare të cialt janë Partia Demokratike e Popullit si dhe Partia Republikane. Të dyja këto forca politike e kanë mbështetur idenë e dhënies së autonomisë ndaj kurdëve në rajonin jug-lindor të vendit.Qeveria e Turqisë i konsideron militantët kurdë një organizatë terroriste që kërkon të sjellë destabilitet, pavarësisht kritikave të bëra nga ndërkombëtarët. Përfaqësuesit e Bashkimit Europian kanë kërkuar që Ankaraja zyrtarë të bëjë përpjekje për ndryshimin e ligjeve të terrorizmit, si kriter thelbësor për avancimin në procesin e liberalizimit të vizave, kërkesë që nuk është marrë parasysh nga Turqia.Presidenti Erdogan është shprehur se ky ligj shërben për të luftuar ekstremistët dhe se madje është brenda standarteve europiane. Ligji i sapomiratuar për heqjen e imunitetit të deputetëve si dhe mos-ndryshimi i ligjeve për terrorizmin kërcënon seriozisht lëvizjes e lirë të qytetarëve turq. Mos-marrëveshjet mes Bashkimit Europian dhe Turqisë mund cojnë gjithashtu në anulimin e marrëveshjes për menaxhimin e krizës së emigrantëve./Oranews.tv/